Deklarata e Trumpit për Jeruzalemin çmend rrjetin për një arsye të çuditshme (VIDEO)

Deklarata e Trumpit për Jeruzalemin çmend rrjetin për një arsye të çuditshme (VIDEO)

Ajo çfarë mund të konsiderohet një nga deklaratat më me impakt në politikën botërore për këtë vit nga presidenti Trump, në rrjetet sociale po analizohet për një arsye krejt tjetër. Komuniteti i internetit ka ngritur hipotezën se presidenti Trump mban një protezë në gojë. Kjo nisur nga mënyra se si i shqiptoi disa fjalë gjatë fjalimit me të cilin shpalli se SHBA-të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Madje në këtë diskutim janë thirrur edhe ekspertë për të dhënë mendimin e tyre. Neurokirurgu Sanjai Gupta tha për CNN se fjalimi i Trump-it tregon se ka diçka që nuk shkon.

Kjo e detyroi zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, të reagonte. Ajo i cilësoi si qesharake hipotezat e hedhura dhe shtoi se Trump do të kryejë check up-in e përvitshëm në janar dhe rezultatet do të bëhen publike. 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy