Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën.  Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për tu izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy