
Rusia ka nisur sulmet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës, objekteve qeveritare në Kiev dhe në zona të tjera.
Sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për civilët dhe infrastrukturën civile.
Me këtë mesazh ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina, duke përdorur privatisht opsionet e disponueshme të transportit tokësor nëse kjo është e mundur në kushte të sigurta.
Ambasada amerikane në Kiev me anë të një mesazhi në Twitter, fton qytetarët e saj të vizitojnë faqen e internetit të Departamentit të Shtetit për menaxhimin e krizave.
Sulmet e 24 orëve të fundit mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, shkaktuan 8 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.



