
Grupet pro-demokraci të Hong Kongut kanë lajmëruar për një tjetër demonstratë ditën e nesërme, duke qenë se qeveria i shpërfilli kërkesat e tyre: Guvernatorja Carrie Lam, edhe pse kërkoi dy herë falje për protesta masive kundër ligjit të diskutueshëm të ekstradimit në Kinë (më vonë pezulluar), nuk arriti ta qetësojë opozitën, në kërkesat për dorëheqjen e saj dhe tërheqjen e ligjit.
Tetë grupe kanë lajmëruar për protesta paqësore si "pikniqe" jashtë parlamentit, nesër në orën 7:00, njoftojnë mediat lokale.



