Plehrat në Shqipëri/ Kumbaro: Ramë si daci në kos në konsumizëm! Duhet edukim dhe ndëshkim

Plehrat në Shqipëri/ Kumbaro: Ramë si daci në kos në konsumizëm! Duhet edukim dhe ndëshkim

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro foli sot mbi problematikën e hedhjes vend e pavend të plehrave në vendin tonë. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Mirela Kumbaro tha që ka faj shoqëria që nuk e ka pasur në ligj dhe shkollë edukimin e brezit të ri.

Ajo u shpreh se te shqiptarët kanë trashëguar nga komunizmi një marrëdhënie të detyruar për të jetuar në hapsirën publike. Kumbaro theksoi se ka dy mënyra për adresimin e çështjes, në vegjëli duhet edukim dhe ndëshkim kur je i rritur.

Mendoj që ne trashëguam nga koha e regjimit një marrëdhënie të detyruar me dhunë për të jetuar në hapësirën publike. Ajo që ishte kolektive na u kthye në barrë, në dhunë. Në momentin që na u dha liria për të pasur diçka tonën, gjithçka që na u dha me dhunë na u kthye në armiqësore. Shkallët pis, pallati pis. Kaluam nga një shoqëri krejtësisht bio, sepse ishte jeta e varfër dhe nuk e kishe konsumizmin në axhendë dhe ramë si daci në kos, u magjepsëm nga plastika dhe kaluam në atë kalvar që kaluan shoqëritë e varfëra në tranzicion. Ne e trajtojmë mbetjen sikur na bie nga Marsi, janë tonat dhe duhet të mësojmë ta menaxhojmë.  Ka faj gjithë shoqëria që nuk e ka pasur as në ligj as në shkollë edukimin e brezit të ri. Kur kemi menduar për t’i edukuar gangot?! Ka dy mënyra edukim në vegjëli dhe ndëshkim kur je i rritur. A mundet që në emisionet komerciale të fusim një element që ka të bëjë me edukatën”, tha Kumbaro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy