Rusia: Sulmet tona me avionë dhe raketa në Ukrainë kanë vrarë 120 ushtarë

Rusia: Sulmet tona me avionë dhe raketa në Ukrainë kanë vrarë 120 ushtarë

Rusia thotë se sulmet me raketa kanë shënjestruar depot e municioneve dhe karburantit në Ukrainën lindore, ndërsa Moska vazhdon përpjekjet e saj për të kapur më shumë territor dhe ndoshta të rrethojë forcat ukrainase në rajonin rreth qytetit të Kramatorsk.

Katër objektiva të tillë u goditën pranë qyteteve Barvenkovo, Pokrovskoe, Vozdvizhenka dhe Berezovoe, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Në sulme të tjera me raketa dhe avionë, forcat ruse goditën 10 lokacione ku strehoheshin trupa dhe pajisje ukrainase, duke vrarë deri në 120 ushtarë dhe duke shkatërruar katër tanke dhe gjashtë automjete të tjera të blinduara, tha ministria në një konferencë të lëshuar të shtunën në mëngjes.

Njësitë e artilerisë ruse kryen 389 misione gjuajtjeje gjatë natës, duke synuar midis vendeve të tjera 35 poste komandimi, 33 pozicione artilerie dhe 15 depo armësh dhe municionesh raketa-artilerie, shtoi ministria.

Tetëmbëdhjetë dronë ukrainas u rrëzuan, mes tyre tre Bayraktar TB-2, një dron i armatosur i projektuar nga Turqia që është përdorur me efekte të konsiderueshme nga ushtria ukrainase kundër objektivave ruse. 

Sipas ministrisë, Rusia ka shkatërruar 142 avionë ukrainas dhe 112 helikopterë, 658 dronë, 279 sisteme raketore kundërajrore, 2656 tanke dhe automjete të tjera të blinduara luftarake, 307 sisteme raketash të shumta lëshuese dhe 1189 artileri fushore dhe raketa lëshuese në total, sipas ministrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy