Shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku foli për tri forca të ndryshme “në tregun e gjuhës shqipe”. Duke folur në emisionin “Arnautistan” e konsideroi si imponuese dhe artificale përpjekjen për të shartuar gegnishten me toskërishten. “Ka një diskutim i cili po zanohet dhe kontestimi i asaj formule gjuhësore të 72-shit, po gjen përherë e më tepër njerëz që e vënë mendjen në punë. Në tregun e gjuhës shqipe kemi tri forca, njëra është ajo e bërthamfortëve, që u kanë shtënë veshëve pamubuk, që e refuzojnë empatinë gjuhësore dhe kulturore. Janë të grumbulluar nën ombrellën e pushtetit, të shtetit. Kemi një tendencë tjetër që mendojnë disa modifikime të gjuhës, që mundohen të gjejnë një rrugë të mesme për të shartuar disa forma. Këta që mundohen të shartojnë shqipen, po harrojnë që propozimi i tyre është imponues. Është dyfish më e rëndë ‘me punuar’ se sa ‘me punu’, sepse askush s’e përdor. Është një ndërhyrje jashtë ligjeve të gjuhës. Nuk mbijnë këto lloj...Nuk e dënoj këtë lloj mendimi, pavarësisht se Fishta e ka përqeshur. Është artificiale, ndërhyrje nga jashtë”, tha ai.



