Kalimi i trupave ruse vazhdon të lërë një gjurmë të gjata gjaku në Ukrainë. Në periferi të Bucha, një qytet në veriperëndim të Kievit i sapo çliruar nga pushtimi i Moskës, rrugët janë të mbushura me trupa civilësh të vrarë. Qeveria e Kievit flet për ekzekutime masive.
Trupa njerëzish me duar të lidhura, të vrarë nga ushtarët rusë, janë të shtrirë në rrugë. Këta njerëz nuk ishin në ushtri, nuk kishin armë. Ata nuk përbënin kërcënim. Sa raste të tjera të ngjashme po ndodhin në këtë moment në territoret e pushtuara?
Kështu shkroi në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhaylo Podolyak.
Ai postoi një fotografi të tre trupave të pajetë në rrugë, njëri prej të cilëve i ka krahët e lidhur pas shpine. Një rrethanë e konfirmuar nga disa gazetarë në vendngjarje.
Kryebashkiaku, Anatoly Fedoruk deklaroi se në qytet janë rreth 300 njerëz të varrosur në varre masive, raporton Reuters.
Human Rights Watch deklaron se ka prova të krimeve të luftës të kryera në Bucha nga forcat ruse.
Fëmijët përdoren si mburoja njerëzore nga rusët, në automjetet e tyre për të mbrojtur lëvizjet e tyre. Fëmijët u morën si pengje në disa pika të nxehta konflikti në të gjithë vendin për të siguruar që vendasit të mos jepnin koordinatat e lëvizjeve të armikut për forcat ukrainase.



