Fut gabimisht në lavatriçe biletën e lotarisë 26 milion dollarëshe 

Fut gabimisht në lavatriçe biletën e lotarisë 26 milion dollarëshe 

Një grua që pretendon se ka fituar lotarinë me vlerë 26 miliona dollarë, thotë se ka harruar biletën në xhepin e pantallonave, që i ka futur për tu larë në lavatriçe. Bileta fituese e SuperLotto plus u shit  në nëntor në një market në Norwalk, një periferi e Los Anxhelesit.  

Gruja, emri i së cilës nuk është bërë publik, është filmuar nga CCTV gjatë momentit të blerjes së biletës.  Afati për të marrë shumën e parave përfundoi të enjten.  Organizatorët e lotarisë thonë, se çmimi duhet të merret brenda afatit 180 ditor pas shpalljes së fituesit.  

Një pjesëtare e stafit të dyqanit në Los Nageles, tha se një grua kishte ardhur në dyqan të enjten, duke pretenduar se ishte fituesja e lotarisë dhe i kishte thënë se e kishte larë atë gabimisht në lavatriçe.

Një zëdhënëse për lotarinë kaliforniane tha për gazetën, se pamjet e kamerave të marketit nuk ishin të mjaftueshme për të provuar vërtetësinë e deklaratës së gruas. Mungojnë provat bindëse se gruaja ka pasur biletën fituese.  

Pavarësisht kësaj, një kopje e videos i është dërguar organizuesve të lotarisë dhe çështja po hetohet më tej.  

Nëse nuk njihet asnjë person si fitues i lotarisë atëherë paratë do t’i shpërndahen shkollave publike kaliforniane, thanë organizatorët në një deklaratë për shtyp. Marketi që shiti biletën fituese, ka marrë 130 mijë dollarë, kjo pjesë e procedurës standarde të lotarisë.  

Kjo nuk është hera e parë që një person ka pretenduar se ka blerë biletën fituese, të cilën nuk mundi ta gjejë më vonë. I njëjti rast ka ndodhur dhe në vitin 2016, ku një grua tha se kishte harruar biletën fituese në xhepin e xhinseve. Bileta u shpërbë gjatë larjes./ BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy