Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori”, duke alarmuar banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre pranë disa banesave.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga zjarrvënia e qëllimshme për pastrimin e territorit nga barishtet dhe bimësia e dendur, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.
Kjo është vatra e dytë e zjarrit që regjistrohet në këtë zonë gjatë ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime për përsëritjen e rasteve të tilla.



