31-vjetori i PS-së, Berisha: Kjo parti ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë

31-vjetori i PS-së, Berisha: Kjo parti ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë

Partia Socialiste kujton sot 31-vjetorin e e themelimit të saj. Përpos urimeve nga deputetët dhe simpatizantët e saj një reagim për këtë ditë ka ardhur dhe nga ish-kryeministri Berisha. Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se PS  kremton sot si parti-shtet përvjetorin e ndërrimit te emrit.

Ish-kryeministri shkruan se kjo parti u PPSH feston diten e pagezimit të saj të tretë me emrin qe mbart sot.

Reagimi i plotë i Berishës:

Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet përvjetorin e ndërrimit te emrit!

Te dashur miq,

Sot, partia e PPSH feston ditën e pagëzimit të saj të tretë me emrin që mbart sot.

Ajo u themelua më 8 nëntor të vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqipërisë. Per shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që kreu gjatë luftës si një parti terroriste e vertetë, pas lufte emri u ndërrua nga PKSH në Partia e Punës së Shqipërise dhe përsëri për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që ajo si parti-shtet, nën udhehëqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu për dekada në pushtet, u detyrua që me 12 qershor të vitit 1992, të ndryshojë emrin në Partia Socialiste e Shqipërisë.

Pas disa perpjekjeve të bëra nga Fatos Nano dhe një grup të rinjsh për reformimin e saj, kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndëruar përseri në një parti-shtet e lidhur gjeresisht në kreun e saj, me drogën, krimin dhe vjedhjet e mëdha të fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot, nën drejtimin e Edi Rames kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit si parti e veprave më të zeza dhe mynxyrës së vërtetë kombëtare si parti antikombetare që shndërroi Tiranën në Beogradin e Vogel që u shet shqiptarëve interesat e Serbisë për interesa të Shqiperisë, dhe qe duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilliviçit, përzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqipëria.

Kjo parti, me në krye Edi Ramën, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plotë në Shqipëri!

Këto 9 vite në pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-së për Shqipërinë!

Edi Rama, në krye të PS me lidhjet e tij të krimit, shnderroi Shqipërinë në epiqendër operative të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut e Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy