Aplikacioni WhatsApp është rikthyer në funksion pas më shumë se dy orësh me probleme.
Probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve janë raportuar nga mijëra përdorues që prej orës 09:00 të mëngjesit.
Shërbimi i mesazheve paraqiti probleme edhe në versionin e desktopit. Shërbimet e tjera Meta (si Facebook dhe Instagram) funksionuan normalisht.
Si zakonisht në Twitter nuk munguan raportimet dhe ankesat me hashtagun #Whatsappdown.



