Pas zgjedhjes së Aleksandar Vuçiçit kryetar i Serbisë, kanë filluar spekulimet se kush do ta zërë vendin e tij në krye të qeverisë serbe, transmeton Koha.net.
Emri më i lakuar për këtë post, është zëvendësi aktual i Vuçiçit Ivica Daçiç, i cili edhe më parë ka qenë kryeministër.
Për "Novosti", i pyetur nëse do të kalonte në karrigen e kryeministrit, Daçiç është përgjigjur se pa marrë para sysh pozitën në qeverinë e ardhshme serbe, edhe më tej do të bashkëpunonte shkëlqyeshëm me Vuçiçin.
“Ai duhet ta marrë vendimin për kryeministrin. Nuk kemi i folur për këtë. Kjo do të jetë temë në fund të majit”, ka thënë Daçiç duke shtuar se askush nuk do t’i besonte po t’i thoshte se do ta refuzojë post.
Krahas Daçiçit, ky medium serb, përmend edhe emra të tjerë, ndër të cilët edhe ai i Tomislav Nikoliçit, kryetar në largim i Serbisë.



