Konservatorët britanikë të përçarë/ Humbën vendoret, Braverman: S’është koha për të hequr liderin

Konservatorët britanikë të përçarë/ Humbën vendoret, Braverman: S’është koha për të hequr liderin

Kryebashkiaku laburist i Londrës, Sadik Kan, mori mandatin e tretë në këto zgjedhje vendore në Britani.

Laburistët kanë fituar bindshëm, ndërsa konservatorët kanë humbur 473 këshilltarë bashkiakë në rang kombëtar, duke sjellë përçarje brenda të djathtëve pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Në Uest Midlends, në Mançester, Liverpul dhe Uest Jorkshaiër kanë fituar laburistët.

Në disa zona, konservatorët kanë humbur edhe përball Liberal Demokratëve, duke zënë vendin e tretë, ngjarje që nuk ishte parë që nga viti 1996. Për analistët britanikë, posti i kryeministrit Rishi Sunak është në rrezik, pasi debatet kanë nisur brenda konservatorëve. Për ish-ministren e Brendshme Suela Braverman nuk është koha për të ndryshuar liderin përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

“Askush nuk duhet të humbasë kohë duke e analizuar nëse duhet të ndryshojmë liderin tonë. Kjo nuk do të japë rezultate tani. Është koha që kryeministri të fillojë nga puna. Votuesit konservatorë duan arsye për të na votuar”, Suela Braverman, ish-ministre e brendshme në Britani.

Por për liderin e laburistëve, Keir Sramer, tani është koha për të shkuar në zgjedhje të përgjithshme.

Kryeministri Sunak nuk ka zgjidhje tjetër veçse të thërrasë menjëherë zgjedhjet e përgjithshme për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të vendit nga qeveria e tij e paralizuar dhe partia thellësisht e përçarë.

Mediat britanike kanë publikuar projeksionet nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë javë dhe rezulton se laburistët marrin 34% të votave, konservatorët 27% dhe liberal demokratët 16%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy