Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se SPAK nuk ka asgjë të re sa i takon çështjeve për të cilat hetohet ish-Presidenti.
Duke folur për mediat Cakrani tha organi i akuzës nuk tregon se kush ka bërë pagesat për lobimin dhe kush i ka marrë faturat.
Ai vuri në dukje se nuk ka fakt penal në hetimet ndaj Ilir Metës.
“Nuk ka asnjë gjë të re për çështjen CEZ-DIA nga ajo që ju dini. Edhe sa i përket lobimit nuk ka asgjë të re. Thjesht z.Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe ka kërkuar kush i ka bërë pagesat, nga çfarë banke kanë dalë këto pagesa, dhe në çfarë llogarie janë bërë këto pagesa. Ne vazhdojmë të kërkojmë kush e ka bërë lobimin dhe kush i këto pagesa. Meta ka shpjeguar me detaje për tre akuzat. Ne duam të dimë kush ka bërë pagesat dhe kush ka marrë faturat. Nuk ka fakt penal, ky është ajo që na ka munduar tre orë, sa ndenjëm në organin e procedurës. E gjithë akuza e madhe e korrupsionit të CEZ-DIA-s është përmbledhur në 30 faqe".



