
Variantet e reja të Omicron, veçmas BA.5 si variant i fundit i shfaqur në të gjithë botën duket se për pasojë po rrit ndjeshëm numrin e të infektuarve dhe shtrimeve në spital.
Lidhur me këtë fakt, specialisti i Shëndetit Publik në Angli, dr. Laidon Shapo, thotë për “MCN live” se shtimi i rasteve të varianteve të reja të Omicron, po tejkalojnë imunizimin qoftë natyror dhe vaksinimin e lartë të popullatës.
Sipas Shapos, ato kanë tendencën e përhapjes së shpejtë, sikurse fruthi, porse nuk çojnë në humbje jete.
Shkencëtarët janë të befasuar më mënyrën se si po operon Omicron dhe variantet dhe nënvariantet e reja, sepse nuk pritej pas një imunizimi qoftë natyror, dhe vaksinimit të lartë të popullsisë në një sërë vendesh evropiane dhe gjetkë. Ajo që po befason është mënyra se si ky virus po shprehet që kur Omicron doli në sipërfaqe. Falë ndryshimeve të njëpasnjëshme, është bërë një studim, që shpejtësia e përhapjes së ashtuquajturës R0e cila është ë shpejt dhe përhapet dhe infekton, pra kemi një ngjashmëri me atë të fruthit,, veçse fruthi të con në spital dhe me humbje jete, por kjo nuk të çon në vdekje, por hospitalizimet janë në rritje. Megjithatë vaksinimi ka mbrojtur popullatën nga vdekshmëria.
Duke parë simptomologjinë e shenjave te të sëmurët, Shapi konsideron se në Shqipëri po qarkulloj varantet BA4 dhe BA 5.
Unë jam i mendimit që varianti BA4 dhe BA 5, është duke qarkulluar në Shqipëri, kjo bazuar në simptomat që janë dhimbje kyçeve, muskujt, temperatura dhe teshtitjet qe ngjanë me alergji stinore.
Pra, është një panoramë e qartë se njerëzit po infektohen me këtë variantin e fundit në Shqipëri.
Përsa i takon faktit se në Shqipëri është hapur debati i vaksinave të skaduara, unë di qe ato e kanë afatin e qëndrueshmërisë 3-6 muaj, pra vaksina duhet të behet brenda kësaj kohe, se pastaj humbet efektin dhe kthehet në kundër efekt, por nuk dua të besoj se është e vërtetë kjo.



