Presidenti Vuçiç bën homazhe në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç (FOTO)

Presidenti Vuçiç bën homazhe në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka mbërritur në Veriun e Mitrovicës, aty pak ditë më parë është vrarë Oliver Ivanoviç.

Ai ka vendosur ka vendosur kurora me lule para selisë së SDP-së, partisë së politikanit të moderuar.

Më herët, Shefi i Shtetit serb kërkoi zbardhjen e vrasjes së liderit të serbeve lokalë.

Presidenti serb, i shoqëruar nga drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriç, ka vizituar manastirin e Banjskas.

Në manastirin e Banjskës, presidenti serb u prit nga qytetarët dhe priftëria e manastirit me peshkopin Teodosio. Vuçiç shoqërohet edhe nga shefi i BIA-s, Bratislav Gasiç.

Më pas, Vuçiç të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.

Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy