Adriana Kalaja zbulon vendimin e parë që do merrte nëse zgjidhej në krye të Bashkisë Tiranë

Adriana Kalaja zbulon vendimin e parë që do merrte nëse zgjidhej në krye të Bashkisë Tiranë

Nëse nesër do jem kryetare e Bashkisë Tiranë, vendimi i parë që do marr do të jetë rindërtimi i Teatrit, kjo do jetë oguri më i mirë për të treguar qasjen e bashkisë jo vetëm në zbatimin e ligjit.

Duke qenë edhe avokate, dua të kthej bashkinë në rrugën ku respektohet ligji, zbatohen vendimet e gjykatave, nuk jepen tendera pa garë dhe leje ndërtimi me dokumente të falsifikuara.

Kështu deklaroi kandidatja për primaret e Partisë Demokratike në Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, në emisionin “Stay Tuned” MCN Tv.

Ajo deklaroi se kthimi i Bashkisë Tiranë në ligjshmëri sjell pasoja shumë të mëdha dhe pozitive për publikun, sepse e para rrit transparencën, e dyta nuk ka asnjë vendim në kundërshtim me ligjin rrit llogaridhënien para publikut.

Rikthimi i teatrit aty ky ishte do i hapë rrugën një procesi shumë të gjerë, për të kthyer besimin te publiku se nëse kryen një vepër në kundërshtim me dispozitat ligjore, gjërat jo vetëm do rikthehen ashtu si ka qenë, por është një presion shumë i madh,për këdo që është në tentativë për të bërë gjëra të ngjashme.

Zhvillimi i Tiranës duhet të kalojë nga identiteti i saj. pa të shkuarën nuk ka as të ardhme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy