A po nisin ekstradimet nga Dubai? Hoxha: Emiratet e Bashkuara nuk e kanë bërë për shtete të mëdha, nuk e bëjnë as për Shqipërinë

A po nisin ekstradimet nga Dubai? Hoxha: Emiratet e Bashkuara nuk e kanë bërë për shtete të mëdha, nuk e bëjnë as për Shqipërinë

Bruno Çobo është arrestuar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara, Abu Dhabi dhe është depërtuar më pas në qytetin e Dubait, ku është nisur drejt Shqipërisë me avion.

Pyetja ishte se a është ky ekstradimi i parë nga Dubai në Shqipëri.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në “Të paeksspozuarit” konsideron se nuk është ekstradim pasi nuk ka marrëveshje me Shqipërinë dhe se Emiratat e Bashkuara nuk e kanë bërë për shtete më të mëdha, dhe se bëjnë as për Shqipërinë.

Duke qenë së pjesa më e madhe e të kërkuarve shqiptar janë në Dubai, tani në Parlament kam dëgjuar se ka një nxitim që ti sjellin këtu, por nuk e ka në dorë Shqipëria.  Kur Emiratet e Bashkuara nuk e kanë bërë për shtete shumë më të mëdha se Shqipëria, nuk kanë pse ta bëjnë për të. E para ekstradimi ndodh në dy kushte, së pari për shkak të marrëveshjes së Interpolit, Shqipëria ka bërë ekstradim nga Ekuadori përmes Interpolit, përmes tij  e morën.

Dhe kuadri i dytë kur ke një marrëveshje të drejtë me një shtet që Shqipëria ka një numër marrëveshje te kufizuar ekstradimi, më tepër kanë qene vendet të BE që i kane mbushur burgjet me shqiptarë dhe ti kthejnë në vendin e tyre.  

Bruno Cobo, është në një hetim për përfshirje në një skeme mashtrimi, dhe ky ka udhëtuar vet në Rinas, i ka hip avionit dhe në momenti që ka ardhur në Rinas, atë nuk e morës as forcat e Interpolit, as forcat Renea, e morën Policia kufitare. Dhe e dyta, ai vet kur doli në gjykatë tha zbrita normalisht si pasagjer me më kërkuar që të hip prape që të m’i venin prangat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy