Orban: Von der Leyen duhet të largohet. Rezultatet e PE treguan se njerëzit duan ndryshime

Orban: Von der Leyen duhet të largohet. Rezultatet e PE treguan se njerëzit duan ndryshime

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërkuar që Ursula von der Leyen të zëvendësohet si presidente e Komisionit Evropian, duke i përshkruar pesë vitet e mandatit të saj si "më të këqijat" në historinë e BE-së.

Drupal Ad

 

 

 

Duke folur për median gjermane “Funke” Orban deklaroi se tranzicioni i gjelbër i BE-së kishte shkuar kundër interesave ekonomike dhe industriale të bllokut, ndërsa paketa e saj e migracionit ishte rezultuar gjithashtu krejtësisht e pasuksesshme.

“Pesë vitet e fundit kanë qenë ndoshta pesë vitet më të këqija në historinë e BE-së. Sukseset e Komisionit Evropian dhe elitës së Brukselit janë të dobëta”, tha Orban.

BE-ja ka nevojë për udhëheqje efikase dhe ka "shumë" politikanë të talentuar "të aftë për ta bërë këtë punë", tha kryeministri hungarez. Ai pohoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit të Parlamentit Evropian kanë treguar gjithashtu se njerëzit duan ndryshim në Bruksel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy