Ura Rainbow, e cila që lidh Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kanadanë, u mbyll pas një shpërthimi automjeti që ndodhi në anën amerikane të strukturës, pranë Ujëvarës së Niagarës.
Sipas raportimeve nga mediat amerikane të cilat citojnë zyrën e kryetarit të Ujëvarës së Niagarës, automjeti kishte mbërritur në një kabinë pagese për të hyrë në SHBA.
Raportohet për dy viktima të cilët ndodheshin brenda automjetit dhe dy të plagosur, një agjent kufitar dhe një kalimtar.
FBI ka zbarkuar në terren dhe po heton incidentin, ndërsa guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut ka siguruar se po monitoron me kujdes situatën.
Ron Rienas, menaxher i përgjithshëm i Autoritetit të Urës Publike Buffalo dhe Fort Erie, i tha ABC se të katër urat midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara mbi lumin Niagara janë mbyllur si masë paraprake ndërsa hetimi për Urën Rainbow vazhdon.
Ndërkohë aeroporti Ndërkombëtar Buffalo-Niagara ka njoftuar se do të rrisë sigurinë, me kontrolle shtesë në makina si dhe për udhëtarët. Sakaq të gjitha ndërtesat qeveritare në zonë u evakuuan.



