Me mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet, sot për protestën e organizuar nga Partia Demokratike. Protestuesit do takohen tek çadra, ndërkohë nëpër rrethe degat e Partisë Demokratike organizojnë transportin e pjesëmarrësve.
Sipas burimeve nga dega lokale e PD në Durrës, rreth 1500-2000 persona do të nisen drejt Tiranës. Nisja me autobus nga lagjet periferike të qytetit dhe rrethinat e Durrësit. Disa autobusë dhe dhjetëra mjete të vogla u nisën nga Gjirokastra këtë mëngjes. Mbi 2 mijë qytetarë nga Kukësi të organizuar dhe me mjete private janë nisur po ashtu edhe drejt Tiranës.
Qytetarët nga Kukësi shprehen se do të protestojmë kundër varfërisë, drogës dhe për zgjedhje të lira.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se Partia Demokratike ende nuk ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore për mbajtjen e tubimit. Konkretisht, sipas policisë, nuk është përcaktuar ora e përfundimit të protestës, ndërsa nuk janë bërë të ditur personat përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit.
Policia ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për organizimin e protestës që do të nisë në orën 12:00, ndërsa ka bërë të ditur edhe rrugët e bllokuara.
"Ndalohët parkimin dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
- nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës - Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.
- nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, - Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit””.
Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.
Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.
Për të ulur tensionet, kordonet me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të



