U lirua nga burgu, Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës

U lirua nga burgu, Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës

Tre ditë pas lirimit me kusht nga burgu, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Shërbimit të Provës.

Salianji shoqërohej nga avokati i tij Ledio Braho, teksa mbërriti në institucionin që vlerësoi pozitivisht sjelljen e tij në burg.

Ish-deputeti demokrat nisi vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit 2024 pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”. 

Ervin Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, pasi audio përgjimi për dosjen “Babale”, sipas gjykatës rezultoi se nuk ishte i vërtetë, por i stisur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy