Grusht në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Xhindole: Arrestimi i 27-vjeçarit pas debatit për pronat që kundërshtoheshin nga qytetarët (VIDEO)

Grusht në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Xhindole: Arrestimi i 27-vjeçarit pas debatit për pronat që kundërshtoheshin nga qytetarët (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, ku një qytetar ka goditur me grusht një këshilltar bashkiak, gjatë debatit për një vendim të diskutueshëm që kishte shkaktuar pakënaqësi në komunitet.

Sipas policisë së Pogradecit, është arrestuar 27-vjeçari Kevi Muçllari, i cili akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të një mbledhjeje me praninë e qytetarëve, ku Muçllari ka ushtruar dhunë fizike ndaj këshilltarit bashkiak Engjëll Shyti, 47 vjeç, duke e goditur me grusht.

Sipas korrespondentes së “MCN Live”, Elsa Xhindole, përplasja nisi pas miratimit me shumicë votash të një projekt-vendimi të Këshillit Bashkiak që parashikonte dhënien me qira të disa tokave bujqësore në fshatin Qerat, të cilat aktualisht përdoren nga banorët lokalë.

Ky vendim është kundërshtuar prej kohësh nga banorët, të cilët kanë protestuar në disa raste, duke kërkuar që tokat të mos jepen me qira për palë të treta, por të mbeten në përdorim të komunitetit për nevojat e tyre bujqësore.

Gjatë mbledhjes, këshilltarët votuan me 20 vota pro projekt-vendimin, gjë që solli reagime të ashpra nga qytetarët e pranishëm. Në këtë moment, sipas dëshmitarëve, Kevi Muçllari është ngritur në këmbë duke thirrur “Turp t’ju vijë për këtë vendim!”, ndërsa këshilltari Shyti i është afruar për t’u përballur me të, dhe situata ka degjeneruar në përleshje fizike.

Pas incidentit, policia ndërhyri menjëherë dhe vuri në pranga Muçllarin. Ndaj këshilltarit Shyti nuk është marrë asnjë masë.
Ngjarja ka ngjallur reagime të forta nga banorët e fshatit Çërravë, të cilët mbrëmjen e djeshme janë mbledhur para Komisariatit të Policisë së Pogradecit në shenjë mbështetjeje për 27-vjeçarin e arrestuar.

Sipas tyre, veprimi i tij ishte një reagim i dëshpëruar ndaj vendimeve që prekin jetesën e komunitetit, pasi tokat bujqësore janë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy