Nivelet e larta të fluorit në ujë ‘ulin’ inteligjencën tek fëmijët

Nivelet e larta të fluorit në ujë ‘ulin’ inteligjencën tek fëmijët

Një raport i publikuar në Shtetet e Bashkuara ka përcaktuar se ekspozimi ndaj niveleve të larta të fluorit në ujin e pijshëm dhe produkte të tjera lidhet me koeficientin më të ulët të inteligjencës ( IQ ) tek fëmijët.

Me fjalë të tjera, ky përbërës do të kishte një ndikim neurologjik në zhvillimin e trurit të fëmijëve me një ulje të inteligjencës, megjithëse studimi nuk heton mekanizmat biologjikë që shkaktojnë këtë përkeqësim.

Në dritën e gjetjeve, të cilat konsiderohen mesatarisht të forta, autorët e raportit sugjerojnë që në veçanti gratë shtatzëna duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë niveleve të fluorit ndaj të cilit janë të ekspozuara.

Jo vetëm ato në ujin e pijshëm, por edhe në ushqime, pije (siç është çaji), gargarë goje, pasta dhe produkte të tjera në të cilat është i pranishëm elementi kimik.

Një ekip kërkimor amerikan, ka përcaktuar me besim të moderuar se nivelet e larta të fluorit janë të lidhura me një koeficient të reduktuar të inteligjencës (IQ) tek fëmijët.

Studiuesit duke iu referuar të gjitha të dhënave, doli se fëmijët e ekspozuar vazhdimisht ndaj mbi 1.5 miligramë fluor për litër ujë, priren të kenë një IQ të reduktuar. Ky është një rezultat i bazuar në teste të standardizuara që ilustron aftësitë njohëse të një personi.

Në mbarë botën, IQ mesatare e një të rrituri është rreth 100. Studimi i fluorit zbuloi se fëmijët kishin IQ që ishin 2 deri në 5 pikë më të ulëta për ekspozime më të larta të fluorit.

Shifra prej 1.5 miligramësh përbërës për litër është mjaft interesante sepse është kufiri i kufirit të sigurisë i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH ).

Në dritën e këtyre rezultateve, disa studiues nënvizojnë nevojën për të treguar nivelet e fluorit në produkte veçanërisht në pije me etiketa specifike, në mënyrë që të reduktohen ekspozimet që janë potencialisht të dëmshme për zhvillimin e trurit të fetusit dhe fëmijëve.

Megjithatë, studime të mëtejshme të thelluara do të jenë të nevojshme për të përcaktuar jo vetëm se cilat nivele janë potencialisht të dëmshme, por edhe procesi biologjik që shkakton përkeqësimin konjiktiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy