Kreditë me probleme/ Soko: Ulja e stokut të kredisë, ka sjellë rritje të raportit të kredive të këqija

Kreditë me probleme/ Soko: Ulja e stokut të kredisë, ka sjellë rritje të raportit të kredive të këqija

Banka e Shqipërisë ka raportuar rritje të nivelit për muajin nëntor. Sipas saj, rritja e normave të interesit dhe kreditë për vitin e kaluar ka shkuar nga 0.5% në 2.75%.

Eksperti e ekonomisë, Pano Soko, vlerësoi në emisionin “MCn economy”, se ulja e stokut të kredive ka ndikuar në rritjen e këtij raporti, duke sjell si pasojë rritjen e raportit të kredive të këqija.

Ulja e stokut të kredisë ka ndikuar në rritjen e raportit, sepse ky është një raport mes stokut të kredisë dhe raportit të kredive të këqija.

Kështu që ulja e stokut të kredisë duke e mbajtur të stabilizuar sasinë e parave që janë pjesë e kredive të këqija ka rezultuar në një rritje të raportit të kredive të këqija, por nuk besoj se ka qenë, nuk jemi akoma në kushtet kur ne mund të shikojmë rritje të kredive të këqija, jo sepse nuk ekziston risku.

Ka një risk të kredive të këqija, si pasojë e situatës, pro më tepër është rritja e normës së interesit.

Reflektimi i asaj nuk besoj se ka pasur shifra të rritura të kredive të këqija, jo se nuk eksiton risku për shkak të rritjes se bonos së interesit.

Sipas Sokos, përsa më lart, Banka e Shqipërisë duhet të skenar të tyre që do të përkonte me rivlerësimin të zgjatjes së kredive ose dhe në forma të tjera.

Rritja e normës së interesit e cila ka vajtur dy, tre fish mbi atë që ka qenë më përpara po flasim për një vit më përpara, praktikisht hap një diapazon të gjerë për rritjen e numrit të kredive të këqija.

Lidhur me këtë normalisht Banka e Shqipërisë duhet të kenë një skenar të tyre, jam i bindur për këtë, për rivlerësim të zgjatjes së kredisë apo të tjera forma, por që për momentin nuk besoj se ka ardhur si pasojë e rritjes së stokut të kredive të këqija, më tepër sesa rritjet në raport për shkak të një stepi që ka pasur që në rritjen e parë të normës së interesit që u bë nga Banka e Shqipërisë, e cila u reflektua më pas tek kreditë bankare të stokut të kredive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy