Xhadat/ Cirku anullon premierën e parë të kalendarit vjetor

Xhadat/ Cirku anullon premierën e parë të kalendarit vjetor

Në 30 mars Cirku Kombëtar shpalli për hërë të parë kalendarin artistik vjetor.  Në 11 maj ishte planifikuar shfaqja e premierës së parë Kllouni. Pas disa muajve pritje, prindërit dhe fëmijët, ju drejtuan në 11 maj sallës së cirkut , e cila është vendosur në ambientet e një qendre tregtare. Por premiera nuk u vu në skenë.

Xhadat: Këta sikur kishin thënë sot në orën 11: 00.

Prindi: Sot kanë thënë pra ja…

Xhadat: S`ka apo çfarë? S`ka?

Prindi: Jo.

Xhadat: Ju jeni punonjëse apo?

Prindi: Jo mi zemër, unë kam sjellë fëmijët, kam sjellë 20 e ca.

Xhadat: Pyete ti edhe s`ka?

Prindi: Po, po prandaj i kanë futur aty. ( në skenë)

Xhadat: Po pse nuk ka?

Prindi: Ne shqiptarët jemi të papërgjegjshëm si natyrë gjithmonë edhe…

Xhadat: Ata e kanë miratuar në kalendar.  

Prindi: Po dhe ne prandaj erdhëm.

Xhadat: Po pse e kanë anulluar.

Prindi: Nuk e dimë, nuk jemi bërë gati, nuk dimë gjë. E kemi anulluar.

Xhadat: Edhe ju keni sjellë fëmijët si mua?

Prindi: Atje janë.

Xhadat: Tre edhe unë.

Prindi: Ka shfaqje sot?

Xhadat: E kanë anulluar më duket.

Edhe ne për cirk erdhëm. Është plot me fëmijë aty, po s`ka shfaqje.

Prindi: Uaaaaa!

Po ça bëhet ?!!

Është i sëmurë xhaxhi kllouni.

Për të larguar mërzinë dhe zhgënjimin e fëmijëve punonjësit e cirkut, i ngjitën ata në skenë dhe nisën t`i bëjnë kërcime në litar, apo lojëra të tjera argëtuese. Këtë herë spektatorët morën rolin e aktorëve të cilët në orarin e shfaqjes, u ngrohen në diell, duke shijuar një kafe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy