
Një sulm në aeroportin e Aden, qytet në Jemen, ka lënë të paktën 13 të vrarë. Sipas Reuters të paktën tre predha u hodhën në aeroport teksa bëheshin përgatitjet për të zbritur minitrat e rinj të qeverisë.
Kryeministri Maeen Abdulmalik Saeed tha se ai dhe kabineti i tij ishin "mirë". Ministri i informacionit Moammer al-Eryani akuzoi lëvizjen rebele Houthi për kryerjen e sulmit, ndërsa e cilësoi si ‘akt terrorist frikacak’.
Jemeni është përfshirë në një konflikt të përshkallëzuar që në vitin 2015, kur një koalicion i shteteve arabe të udhëhequr nga Arabia Sauditi nisën një operacion ushtarak për të mposhtur Houthët dhe për të rivendosur sundimin e Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.
Luftimet thuhet se kanë lënë deri më tani mbi 110 mijë njerëz, ndërsa kanë shkaktuar katstrofën më të madhe humanitare në botë, pasi miliona njerëz janë në prag të urisë.



