Arabia Saudite shkëput lidhjet diplomatike dhe ngrin tregtinë me Kanadanë (VIDEO)

Arabia Saudite shkëput lidhjet diplomatike dhe ngrin tregtinë me Kanadanë (VIDEO)

Arabia Saudite shkëput lidhjet diplomatike me Kanadanë. Ministria e Jashtme në Arabinë Saudite tërhoqi ambasadorin e saj nga Kanadaja dhe i la 24 orë kohë homologut të saj kanadez të largohej nga vendi. Riadi ka vendosur edhe pezullimin e tregtisë dhe marrëveshjeve të investimit me Kanadanë.

Vendimi u bë i ditur përmes agjencisë zyrtare, Saudi Press Agency. Ai vjen në përgjigje të shqetësimit që Kanadaja ka shprehur lidhur me arrestimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Ministria e Jashtme në Riad i cilëson “tërësisht false” akuzat e autoriteteve kanadeze, sipas të cilave arrestimet e fundit të disa aktivistëve të shoqërisë civile ishin të pajustifikuara.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite e cilëson qëndrimin e Kanadasë si një “ndërhyrje e qartë në çështjet e brendshme” të mbretërisë, çka shkon në kundërshtim me “normat dhe statutet më themelore ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet midis vendeve”.

Përtej bllokimit të tregtisë dhe transaksioneve të investimeve, ministria thekson se mbretëria ka të drejtën të ndërmarrë edhe masa të mëtejshme.

Të premten, Kanadaja i bëri thirrje Riadit të lironte në mënyrë të menjëhershme aktivistët e të drejtave të njeriut, të arrestuar nga autoritetet e Arabisë Saudite. Mes tyre përmendet emri i Samar Badaëi-t, e njohur ndërkombëtarisht si mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Së bashku me Nassima al-Sadah, aktiviste e njohur e të drejtave të grave, ato u arrestuan javën e kaluar, duke shkaktuar reagime në nivelin ndërkombëtar.

OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësim lidhur me shtypjen e opozitës në Arabinë Saudite. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) duke e quajtur arbitrar vrullin e arrestimeve atje. Që nga 15 maji, të paktën 15 kritikë të qeverisë saudite janë arrestuar, thuhet në një deklaratë të kësaj zyre, lëshuar të martën e kaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy