Ka nisur mbledhja e dytë e komisionit hetimor për shëndetësinë, sterilizimin dhe check up.
Lidhur me këtë Pano Soko në MCN Live u shpreh se Komisioni hetimor parlamentar jep propozime për ligjet.
Ai tha se duhet parë metodologjia me të cilën tenderohen disa shërbime pasi sipas tij nuk kemi pasur koncesion të mirëfilltë pasi më shumë kanë qenë tendera.
Në këtë fazë sa i përket sterilizimit besoj se i vetmi produkt që mund të marrësh nga komisionet janë disa pikëvështrime se nga nis analiza për të bërë ndryshime të duhura që të tilla ngjarje të mos përsëriten në atë ardhmen.
Roli i komisionit hetimor parlamentar nuk është prokurori, se nuk heton të përfshirët në këtë ngjarje, ai jep disa direktiva që ndihmojnë në direktivat dhe hap dritare të atyre që kanë prodhuar këtë dhe ndryshimet që duhet të bëhen për të pamundësuar në të ardhmen histori të tilla që më parë kanë arritur të penetrojnë për shkak të hapësirave që lejon ligji, ky do jetë i vetmi produkt.
Më tej ai shtoi se do duhet riparë dhe njëherë tenderimi siç janë koncensionet që zgjasin disa vjet dhe ne si nisma ‘Thurje’ përveç denoncimit në SPAK kemi shkuar dhe propozim konkret për ligjin e koncesionit sepse janë trajtuar si koncesione disa tendera.
Nuk kemi pasur një koncension të mirëfilltë, më shumë janë tendera që nuk zbatohet rregulli artë, por tendera disa vjeçarë që miratohen brenda një viti. Këtu mbetet tenderi dhe miratohet për 10 vitet e ardhshme dhe i vendoset emërimi PPP, kjo gjëja do ndryshojë.
Ne kemi një problem politik, jetëgjatësia e një qeverie në Shqipëri është për 4 vjet, çka do të thitë se sovrani të mandaton ty si deputetë për 4 vite dhe aktiviteti dhe vendimmarrja jote duhet të jetë për këto 4 vite dhe jo vendime për pas 10 vitesh.
Ti duhet të marrësh vendime për mandatin që ke, 4 vjet, por jo sot që ti të lidhesh koncension që zgjat 35 vjet dhe ai arrin deri në një kohë kur ata mund të mos jenë më sepse në këtë mënyrë ja paracakton një qeverie që do të vijë.
Marrëveshjet PPP që zgjasin për 4 vjet le të miratohen me shumicë të thjeshtë votash ato që zgjasin më shumë se 4 vjet duhet bërë me referendum.



