Nxorën sekrete shtetërore, gjykata shpall fajtor ish-kreun e SHISH në Berat dhe djalin e tij

Nxorën sekrete shtetërore, gjykata shpall fajtor ish-kreun e SHISH në Berat dhe djalin e tij

Ish-drejtori i Shërbimit informativ Shtetëror të Beratit, Aleksander Shulla, bashkë me djalin e tij Pandeli Shulla janë dënuar nga gjykata e Beratit për “organizim të lojërave të fatit”, “nxjerrje të sekretit shtetëror”  dhe “mbajtje pa leje armëve”. 

Aleksandër Shulla u dënua përfundimisht me shërbim prove për një afat 2 vite e 8 muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për djalin e ish kreut të shish u vendos 2 vite burgim, por përfundimisht ky vendim u pezullua me shërbim prove 2 vite e 8 muaj, me kusht që mos të kryejë vepër penale tjetër.   

Fajësia e të pandehuirëve erdhi pas verifikimit të provave të policisë dhe më pas prokurorisë. Policia njoftoi në atë kohë se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi Pandeli Shulla, po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane u shfaqën lojërat online të ngjashme me ato të Adex Casino. 

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softuerë të instaluar në këto pajisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online. Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit Aleksandër Shulli babait të tij, ku u konstatuan një krehër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur dhe një sërë armatimesh të tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy