
Brad Pitt befasoi fansat dhe miqtë e tij teksa u shfaq i veshur me një fund në prezantimin e filmit të tij më të fundit “Bullet Train” të mbajtur në Berlin.
Aktori i famshëm e kishte kombinuar fundin që ishte në ngjyrë kafe dhe i arrinte deri tek gjuri me një xhaketë linoje dhe një palë çizme.
Po ashtu në këtë dalje të tij jo të zakontë, Pitt kishte veshur një këmishë ngjyrë rozë dhe dhë të gjithë look-un e kombinonte me një palë syze dhe një varëse.
“Bullet Train”, me regji nga David Leitch, filmi është një përshtatje e romanit të vitit 2010 Seven Killers of the Shinkansen, nga Kōtarō Isaka.
Në “Bullet Train”, Brad Pitt luan personazhin e Ladybug, një vrasës fatkeq me pagesë.



