Analisti Denis Dyrnjaja thotë se takimet e Kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe ministrat janë të mërzitshme dhe rutinë dhe se gjithë fjalimet bëhen rreth elozheve të liderit dhe suksesit të Kryeministrit.
Duke folur për MCN Live, lidhur me takimin e Ramës me kandidatët për deputetë të Tiranës, Dyrnjaja denoncoi problematikat e akseve rrugore fare pranë qendrës së Tiranës.
Sipas tij, janë shpenzuar miliona për imazh dhe gënjeshtra mediatike dhe nuk u gjetën disa para për të shtruar rrugët ku shkojnë fëmijët në shkollë kur bie shi.
Dyrnjaja shtoi se Koorporata Shqiptare e Investimeve nuk gjen para për të shtruar rrugë për të shkuar fëmijët në shkolla dhe kopshte, por gjen para për tu dhënë oligarkëve për kulla, duke denoncuar kullën që do ngrihet tek ish-ATSH.
Ai deklaroi se Edi Ramën nuk e ka gënjyer vetëm Erion Veliaj, por të gjithë rreth tij dhe nënvizoi se ai duhet të dalë vetë dhe ta shohë Tiranën ashtu siç është.
Unë banoj në një lagje fare pranë qendrës, jemi rrethi i parë i Tiranës, të gjitha rrugicat që të çojnë mbi Shkollën e Baletit, Rruga “Mihal Grameno” dhe më tej, janë rrugica që nuk e kanë parë asfaltin asnjë ditë.
Janë rrugica që nga koha e Enver Hoxhës janë të pashtruara me dhe e gurë, nuk kanë as nivelin e Paskuqanit dhe Kazmës.
Rama tha se na duhet dhe një vit e gjysmë për të mbyllur çka mbetur hapur. Po 12 vjet nuk mjaftuan?
Po mandati i tretë i kryebashkiakut të Tiranës nuk mjaftoi?
Janë shpenzuar miliona për imazh për PR dhe gënjeshtra mediatike dhe nuk u gjetën disa para për të shtruar rrugët ku shkojnë fëmijët në shkollë kur bie shi. Në mes të Tiranës...
Për tre minuta del te bulevardi, del te ish-ATSH që nuk që do jetë më, se ngrihet një kullë.
Kjo Koorporata Shqiptare e Investimeve nuk gjen para për të shtruar rrugë për të shkuar fëmijët në shkollë dhe kopshte, por gjen para për tu dhënë oligarkëve për kulla.
Për këtë duhet të flasë! A i di Kryeministri këto? Nuk i di! Sulltan Sulejmani e dinte që e mashtronin eunukët e vetë, poshtë tij.
Dhe vishte një kapuç dhe dilte i shihte vetë, se nuk i besonte mashtruesit që kishte rreth vetes, por njerëzit vuanin nga uria, nuk kishin ku të ecnin.
Jo vetëm Veliaj e ka gënjyer Ramën, por të gjithë.
Me që ata nuk ia thonë, të dalë vetë në Tiranë dhe të shohë Tiranën se ka qenë dhe vetë kryetar bashkie, ta shohë Tiranën ashtu siç është.
Janë 12 vjet pushtet, sikur 5, 6 apo 7 miliardë euro të ishin buxheet vjetore të miratuara nga qeveria, duhet të ishte e padiskutueshme infrastruktura, ujë, rrugë, drita.
Ne të bëjmë qytetet ku na shkojnë fëmija në shkollë, të bëjmë drita, ku mungojnë standardet e shikimit.
Shikimi i fëmijëve po dëmtohet në shkolla, se vendosin neone me kosto të lira.
Dhuna në shkolla është e shtruar, hashashi në shkolla është i shtruar.
Ç’më duhet mua Ogerta Manastirliu që ka qenë ministre e Arsimit dhe flet për suksesin në Tiranë, ku është shkolla sot, ku janë të rinjtë sot?
Brezat që sot po diskutojnë, janë brezat që humbën rrugën e arsimit.
Për këto duhet folur sot, por për këto nuk flet as opozita, se ka hallin e Flamur Nokës, Albana Vokshit dhe Tritan Shehut që t’i fusë në parlament.
Nuk ka hallin e shkollave dhe të fëmijëve. Kështu shihet e vërteta në sy dhe këtë duan të dëgjojnë njerëzit.
Për gënjeshtra konkursin e fitojnë dy më të mirët, Rama dhe Berisha.



