Papa: Darkat në familje me celularë në dorë, më të heshtura se meshat

Papa: Darkat në familje me celularë në dorë, më të heshtura se meshat

Papa e vë sërish theksin te komunikimi në familje dhe mënyra se si e ka ndryshuar atë teknologjia. Në meshën e radhës, Papa apeloi për më shumë ndërveprim mes pjesëtarëve të familjes, duke lënë mënjanë pajisjet teknologjike.

Familja e Shenjtë, Jezusi, Jozefi dhe Maria, luteshin, punonin dhe komunikonin me njëri-tjetrin. Unë pyes veten: a dini si të komunikoni në familjen tuaj apo jeni si ata të rinjtë që tryezë, secili me smartfonin e vet në dorë, secili duke biseduar me dikë? Është një heshtje që mund ta gjesh vetëm në meshë”, tha Papa Françesku.

"Ne duhet të rikthejmë komunikimin në familje. Familja është një thesar i çmuar dhe njeriu gjithmonë duhet ta mbështesë dhe ta mbrojë atë", tha Ati i Shenjtë.

Duke iu rikthyer çështjes së emigrantëve, Papa tha se të gjithë duhet të solidarizohen me ta. "Solidaritet me të gjitha familjet e botës të detyruara të ikin në mërgim, solidaritet me të gjithë ata që janë të detyruar të braktisin tokën e tyre për shkak të shtypjes, dhunës, luftës", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy