
KQZ-ja ka sqaruar pikëpyetjet e ngritura, në lidhje me fletët e votimit të përdorura në Vaun e Dejës më 30 qershor.
Sipas KQZ, fletët e votimit kanë hyrë përmes doganës së Hanit të Hotit para nisjes së procesit, por për shkak të një defekti, kjo nuk është reflektuar në kohë në sistem.
Ndërkohë, PD e cilëson këtë një alibi të rreme.



