Rindërtohet portreti i Irhoud, Homo Sapiensi më i vjetër

Rindërtohet portreti i Irhoud, Homo Sapiensi më i vjetër

Irhoud është Homo sapiensi më i vjetër i zbuluar deri më tani.

Mbetjet e tij datojnë 315 mijë vjet më parë dhe e kanë marrë emrin nga vendi ku u gjetën, rreth viteve ’60, në Jebel Irhoud, në Marok. Ato janë fosile të rëndësishme sepse rishkruan historinë evolucionare të njerëzve të parë, duke sjellë origjinën e specieve tona nga Afrika sub-Sahariane dhe duke e zhvendosur shfaqjen e saj rreth 100 mijë vjet më herët nga sa mendohej më parë.

Studimi, i publikuar në revistën OrtogOnLineMag, është rezultat i skanimeve 3D të elementeve të ndryshëm që i përkasin më shumë se një individi, të kryera falë të dhënave të siguruara nga studiuesit në Institutin Gjerman Max Planck për Antropologjinë. Rindërtimi u krye nga eksperti brazilian Cicero Moraes, i njohur për rindërtimet  tredimensionale të fytyrave të shumë figurave historike, nga Antonio da Padova deri te Francesco Petrarca.

Në këtë punë të fundit rindërtuese, Moraes përdori një kombinim qasjesh të ndryshme. “E skanova kafkën në 3D – thotë eksperti – dhe përdora tomografinë e një qenieje moderne njerëzore, duke e deformuar atë në mënyrë që kafka e dhuruesit të përshtatej me atë të Jebel Irhoud”. Më pas u shtuan më shumë të dhëna nga njerëzit modernë për të parashikuar trashësinë e indeve të buta, pamjen e hundës dhe tipare të tjera të fytyrës. Kështu doli se Irhoud ka një fytyrë dhe dhëmbë moderne dhe një kafkë të madhe, por me tipare arkaike.

“Rezultati përfundimtar është kombinimi i të gjithë këtyre elementeve, i cili gjeneron dy grupe imazhesh,” shton Moraes: “Një objektiv, me më shumë elemente teknike, pa flokë dhe në gri, dhe tjetri më artistik, i cili gjithashtu paraqet ngjyrën e lëkurës dhe flokët." Sipas ekspertit brazilian, kafka e Irhoud duket shumë e ngjashme me një tjetër, të quajtur Skhul V, e gjetur në Izrael dhe që daton rreth 120 mijë vjet më parë, por gjithashtu ka disa karakteristika të përputhshme me Neandertalët dhe Heidelbergensis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy