Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së hënës me qytetarët e Lezhës për të biseduar për buxhetin e vitit 2018. Kreu i qeverisë tha se duke vendosur TVSH-në edhe për biznesin e vogël do të ulin informalitetin. Rama akuzoi opozitën se është bërë mburojë e parregullsisë.



