Roth: Krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo qasje duhet të përfundojë!

Roth: Krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo qasje duhet të përfundojë!

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova ka edhe dy kushte për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE) si Asociacioni dhe disa shpronësime në veri të Kosovës.

Roth kritikoi SHBA-në se po i vendos ekstra kritere Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Ai shkroi në rrjetin social X, se kjo qasje e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë.

Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë.

S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare ulen në ulësen e shoferit-jo SHBA.

Roth rishpërndau një postim të kolegut të tij të Bundestagut, Frank Schëabe, i cili komentoi deklaratat e emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili tha se përveç vendimit për Manastirin e Deçanit, Kosova duhet të plotësojë edhe dy kushte, përfshirë asociacionin.

Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin.

Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy