Gati 9,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Këtë shifër e bëri me dije Valeriy Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax-Ukraine. Zaluzhny tha në një forum se fëmijët ukrainas kanë nevojë për vëmendje të veçantë sepse baballarët e tyre kanë shkuar në front dhe ndoshta rreth 9,000 heronj janë vrarë.
Zyrtarët ukrainas rrallë kanë dhënë detaje të viktimave ushtarake në gati gjashtë muajt e luftës.
Vlerësimi i fundit daton në prill, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se deri në 3,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë dhe 10,000 u plagosën.



