Bashkia e Tiranës vijon investimet për shtimin e mjediseve kushtuar fëmijëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në zonën e Bregut të Lumit për të inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e godinave të reja arsimore e sociale.
Sipas tij, nga shtatori i këtij viti, fëmijët e zonës së Bregut të Lumit nuk do duhet të shkojnë në shkolla jashtë lagjes së tyre, por do të kenë një shkollë me të gjitha standardet në këtë lagje. Kapaciteti i shkollës do të jetë 800-1000 nxënës, në varësi të nevojave që ka komuniteti.



