
Gazetari Andi Bushati thotë se investimi i në ishullin e Sazanit do t’u heqë shqiptarëve aksesin në ishullin e tyre. Kjo sipas tij i shtohet faktit që rritja e turizmit ka rritur çmimet duke e bërë të vështirë për familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare të bëjnë pushime në vendin e tyre.
Shqiptarët do kenë mundësinë ta shkelin ishullin e tyre? Populli shqiptar do të zhvishet nga një pasuri që ka qenë e tij. Kjo po ndodh. Të vjen për të vjellë me Maldivet e Europës, mrekullia e Shqipërisë turistike. Ka dy vjet që anketat tregojnë se gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot një javë pushime në verë. Ky bumi turistik e ka zhveshur shqiptarin nga e drejta për të pushuar në vendin e vet. Çmimet janë bërë të papërballueshme. Ky bum turistik po na pasuron, po na e bën jetën më të mirë apo po na varfëron dhe po na kthen në skllevër të Trump.



