Francë, mblidhet kabineti i ri/ Barnier: Prioritet ekonomia dhe emigracioni

Francë, mblidhet kabineti i ri/ Barnier: Prioritet ekonomia dhe emigracioni

Qeveria e re e Francës e dominuar nga konservatorët dhe centristët u mblodh për herë të parë këtë të hënë ndërsa kryeministri i ri Michel Barnier vendosi si prioritet të qeverisë çështjet e buxhetit dhe emigrantëve.

Mbledhja u organizua pasi ministrat e sapoemëruar patën një takim me presidentin e vendit Emanuel Macron në pallatin Elysee.

Presidenti i Francës i kërkoj anëtarëve të qeverisë të qëndrojnë në rrugën e kompromisit, ndërsa e cilësoj këtë momenti fillimin e një "epokë e re".

Ndërsa kryeministri Barnier edhe në daljet e tij publike përpara takimit, nënvizoj se ku do të fokusohet qeveria e drejtuar prej tij.

Duhet një përpjekje kombëtare për ta kaluar situatën ekonomike në vend.
Unë nuk do të rris më tej barrën tatimore për të gjithë francezët, por të pasurit do të duhet të kontribuojnë  në këtë përpjekje kombëtare.

Zotohem gjithashtu të intensifikohet kontrolli për kufizimin e emigracionit.
Numri i emigrantëve që vijnë në Francë "është bërë i padurueshëm".
Rasti i Gjermanisë, që urdhëroi kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë është një mënyrë.

Lista e shumëpritur e anëtarëve të qeverisë u zbulua të shtunën, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve që nuk prodhuan një shumicë absolute dhe thelluan ndarjet politike në vend, ndërsa Barnier u emërua në fillim të këtij muajit.
Prova e tij e parë e madhe politike do të vijë më 1 tetor, kur ai do të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë Kombëtare.

Po edhe pse ende nuk e ka nisur mirë detyrën, sipas sondazheve të bërë publike nga mediat vendase, Barnier është quajtur një kryeministër i mirë vetëm nga 39% e të anketuarve, ndërsa Macron ka marrë pëlqimin e vetëm 25% prej të pyeturve, duke thyer kështu të gjitha rekordet e shtatë viteve të fundit si drejtuesit më jopopullor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy