Avokati Redon Meksi komentoi shpalljet e fundit “non grata” nga Departamenti i Thesarit, duke u shprehur se drejtësia duhet të niste hetime, ndërkohë që po rri në vend. Po ashtu Meksi i konsideroi si show deklaratat e Ramës për hetimin e Berishës, duke u shprehur se ai mund t’i dërgonte dosjet në Prokurori që në 2013-ën.
Këto janë dhënë nga Departamenti i Thesarit që ndërmerr hapa të bllokimit të pasurisë, kanë edhe një mundësi ankimimi në Amerikë. Ndryshe nga e mëparshmja e DASH që s’ka mundësi ankimimi, që është arsyeja që Berisha bëri ankimim në Francë. ‘Non grata’ s’ka ndonjë vlerë në Shqipëri përveç imazhit. Mjafton ‘non grata’ që të niste një hetim. Nuk është regjistruar asnjë proces, me sa jemi në dijeni. Drejtësia rri në vend. Kryeministri është një nga fajtorët kryesor që drejtësia është në këtë gjendje, ka ndërhyrë dhe ka kapur një pjesë të saj”.
Sa i takon nisjes së hetimit ndaj ish-ministrave dhe deputetëve të PS, Meksi u shpreh se ndaj tyre janë ngritur akuza minimale.
Për akuza që nuk duhet të ishin. Kanë marrë minimalen. Kemi një ish-ministër të Brendshëm që akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, ndërkohë që ai ishte pjesë e grupit sepse ka bashkëpunuar. Bën një vit burg dhe del i pasur. Lufta është tek paraja, jo te individi që të bëjë një vit burg”.
Duke komentuar thirrjet e Ramës për hetimin e Berishës, ai tha:
Mund ta bënte që në 2013-ën, t’i dërgonte dosjet. Tani kalon afatet e parashkrimit, nuk ke çfarë t’i bësh më. Është më shumë show. Kryetari vendos në listë ata që kanë më shumë mundësi parash. Nuk ekziston meritokracia për vendin e punës, duhet të kesh mik deputetin, kryetarin e bashkisë”.
Meksi e sheh të vështirë që Berisha të jetë lideri ardhshëm, ndërsa thotë se qeverinë Rama e sheh si strukturë të organizuar kriminale.
Vështirë të jetë lider i ardhshëm. E dyta, kryeministër mund të dalë dikush me non grata? Është ndryshe brenda partisë, ndryshe të jetë kryeministër se do kesh marrëdhënie me SHBA-të. Po thuhet që po reformohet për PD, por nuk po ndodh realisht, po bëhet një luftë e brendshme për të hequr kundërshtarët. Dua thjesht ta kapin, ta kenë të tyren, sepse u doli një herë huq me Lulin. Nuk lejohen figura të reja të ngrihen brenda PD-së. Dëmton demokracinë brenda. Kishte mundësi ta reformonte duke mos u futur në garë. SPAK-u vet mund të letër-porosi në DASH, na ndihmoni me faktet që s’i kemi. Struktura e organizuar kriminale kërkon që të kesh marrëdhënie me pushtetin. Qeverinë e z.Rama e shoh si një strukturë të organizuar kriminale. Në komisionin hetimor për inceneratorët, Rama tha që dosjet thjesht i firmos. Ose je pjesë e saj, ose budalla. Nuk mund të thuash nuk i pashë unë 500 milionë euro”.
Duke komentuar Kongresin e PS, Meksi tha:
Mënyra se si e bëri Kongresin ishte si në kohën e komunizmit. Ekonomia vendase, pensionet, janë në prag të falimentimit. Thirrja për SPAK-un iu drejtua më shumë të vetëve se sa Berishës. Po s’qe partia demokratike, s’do kemi qeveri demokratike”.



