Ish-zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache dënohet për korrupsion

Ish-zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache dënohet për korrupsion

Ish-zëvendëskancelari i Austrisë është dënuar për korrupsion, pas të ashtuquajturit skandal "Ibizagate".

Heinz-Christian Strache u shpall fajtor për dhënien e favoreve në këmbim të donacioneve për Partinë e Lirisë Austriake të së djathtës ekstreme (FPÖ).

Ish-drejtuesit të FPÖ-së iu dha një dënim me 15 muaj burg me kusht, njoftoi gjyqtarja Claudia Moravec-Loidolt pas gjykimit.

Ai është akuzuar për përpjekjen për të ndryshuar ligjet për të favorizuar një spital privat në këmbim të donacioneve të partisë, me vlerë deri në 12,000 €.

Pronarit të spitalit privat në fjalë, Walter Grubmüller, iu dha gjithashtu një dënim me kusht prej 12 muajsh për ryshfet.

Strache, i cili shërbeu si zëvendës-kancelar nga viti 2017 deri në 2019-ën dhe Grubmueller ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat dhe mund të apelojnë vendimin.

Politikani u kap për herë të parë në një operacion ndërsa ishte me pushime në ishullin spanjoll Ibiza në 2017-ën.

Përpara zgjedhjeve parlamentare, Strache kishte mbajtur një takim me një grua në gjendje të dehur, e cila u paraqit si mbesa e pasur e një oligarku rus që dëshiron të investojë në Austri.

Strache iu ofrua ndihmë për të financuar fushatën e tij në këmbim të një premtimi se spitali privat do të fitonte tenderat publikë nëse ai do të hynte në qeveri.

Takimi u kap i gjithi me një kamera të fshehtë, e cila më pas u publikua në media në vitin 2019, duke rrëzuar qeverinë e koalicionit austriak.

Disa hetime të tjera janë hapur nga zyra e prokurorit publik si rezultat i videos "Ibizagate", e cila vazhdon të trondisë politikën austriake.

Ndërkohë, kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili u kthye në qeveri në vitin 2020 po hetohet nën dyshimin se ka gënjyer një komision parlamentar hetimor mbi korrupsionin, i cili u krijua pas skandalit të "Ibizagate".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy