Gjendet pas 110 vitesh mesazhi i nisur nga një ushtar gjerman

Gjendet pas 110 vitesh mesazhi i nisur nga një ushtar gjerman

Një mesazh që niset, nuk përfundon kurrë në destinacion dhe gjendet pas 110 vjetësh.

I humbur nga një pëllumb transportues në 1910, mesazhi ushtarak gjerman u rishfaq për mrekulli në 2020 në Alsasë, ku iu besua një muzeu.

I futur në një kapsulë të vogël alumini, mesazhi u gjet aksidentalisht në shtator në një fushë në Ingersheim nga një çift që po shëtisnin.

Ata ia dorëzuan kapsulën dhe përmbajtjen e saj Linge d'Orbey Memorial, një muze kushtuar betejës midis francezëve dhe gjermanëve në 1915.

Brenda kapsulës kishte një mesazh të shkruar në gjermanisht, i vështirë për t’u kuptuar.

Mesazhi ishte dërguar nga një oficer i një regjimentit të këmbësorisë prusiane te një epror i të njëjtit regjiment.

Teksti evokon manovrat gjermane midis Bischwihr dhe Ingersheim, në një kohë kur Alsasa ishte gjermane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy