Ndihmoi vëllain Andrew Cuomo, CNN pezullon spikerin Chris Cuomo

Ndihmoi vëllain Andrew Cuomo, CNN pezullon spikerin Chris Cuomo

CNN ka pezulluar prezantuesin e “Prime Time”, Chris Cuomo "për një kohë të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm", pasi dokumentet e reja zbuluan se ai ndihmoi ndihmësit të vëllait të tij, ish-guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërkohë që ky i fundit po përballej me akuzat për ngacmime seksuale.

Njoftimi i të martës në lidhje me pezullimin e Chris Cuomo ishte “tronditës”, pasi programi i tij në orën 21:00 është më i ndjekuri në CNN.

Megjithëse një mori akuzash për ngacmime seksuale qarkulluan për vëllain e tij, Chris Cuomo kishte vendosur të qëndronte në CNN edhe për këtë vit.

Por dokumentet e reja të publikuara të hënën treguan se gazetari ishte më i përfshirë nga sa dihej më parë në formimin e mbrojtjes së vëllait të tij.

"Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New York publikoi transkriptet të hënën që hedhin dritë të re mbi përfshirjen e Chris Cuomo në mbrojtjen e vëllait të tij," tha një zëdhënës i CNN të martën në mbrëmje. "Dokumentet, për të cilat ne nuk ishim në dijeni përpara publikimit të tyre, ngrenë pikëpyetje serioze."

"Kur Chris pranoi se ai kishte ofruar këshilla për stafin e vëllait të tij, ai theu rregullat tona dhe ne e pranuam këtë publikisht," vazhdoi zëdhënësi. “Por ne vlerësuam gjithashtu pozicionin e tij dhe kuptuam nevojën e tij për të vënë familjen në vend të parë dhe punën në vend të dytë”.

“Megjithatë, këto dokumente tregojnë për një nivel më të madh të përfshirjes në çështjen e vëllait të tij sesa ne e dinim më parë”, shtoi zëdhënësi. "Si rezultat, ne e kemi pezulluar Chris për një kohë të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm."

Zëdhënësi nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm, por është e mundur që Cuomo të qëndrojë në i pezulluar për javë të tëra.

Prezantuesi nuk pranoi të komentonte të martën mbrëma, por ai shkoi në emisionin e tij në radio të mërkurën për të folur mbi pezullimin.

Chris Cuomo tha se ai kurrë nuk donte të "arrinte një marrëveshje me asnjë nga kolegët e mi" dhe tha se do të respektojë procesin e vlerësimit të sjelljes së tij. Ai shtoi se nuk do të flasë më tej për këtë çështje.

Pezullimi erdhi pas kritikave nga njerëzit që vunë në dukje se Cuomo kishte shkelur normat e gazetarisë. Brenda CNN, disa punonjës shprehën shqetësim për sjelljen e spikerit. Charlotte Bennett, një ish-ndihmëse e Andrew Cuomo, e cila doli në shkurt për ta akuzuar atë për ngacmim seksual, i bëri thirrje CNN që "të ndërmarrë menjëherë veprime".

Ekipi i "Cuomo Prime Time" kishte planifikuar transmetimin e së martës deri në njoftimin e pezullimit rreth orës 6:15 pasdite, tha një person i njohur me këtë çështje. Ekipi i Cooper nuk ishte përgatitur, por u përpoq të mbushte orën shtesë.

Pasi lajmi u bë publik, Chris Cuomo u takua me stafin e emisionit.

Ndërsa shumë kritikë të medias thanë se pezullimi ishte i nevojshëm, disa shikues u shprehën të zhgënjyer që emisioni u hoq.

CNN ende nuk ka thënë se çfarë do të plotësojë orën televizive që kishte Cuomo.

Dokumentet e lëshuara nga Prokurorja e Përgjithshme e New York, Letitia James të hënën përfshinin mesazhe me tekst dhe transkriptet e intervistave me hetuesit që udhëhoqën hetimin në akuzat kundër guvernatorit.

Dokumentet përfshinin mesazhe me tekst midis Chris Cuomo dhe Melissa DeRosa, një ndihmëse e guvernatorit Andrew Cuomo, që tregonin se ai ishte i dobishëm në punën për të krijuar një mbrojtje kundër një vërshimi të akuzave për ngacmime seksuale.

Mesazhet me tekst zbuluan gjithashtu se Chris Cuomo kërkoi të përdorte lidhjet e tij në shtyp për të ndihmuar në përgatitjen e ekipit të guvernatorit të atëhershëm, ndërsa akuzuesit filluan t'i bënin publike historitë e tyre.

Chris Cuomo gjithashtu pranoi para hetuesve se ai u përpoq të mësonte më shumë rreth një historie të gazetarit Ronan Farrow. 

“Ideja që një gazetar të thërrasë një tjetër për të mësuar se çfarë është duke ndodhur është krejtësisht si zakonisht,” tha ai.

Kur Andrew Cuomo dha dorëheqjen si guvernator në gusht, Chris Cuomo u tha shikuesve të CNN se ai nuk ishte "një këshilltar", por "një vëlla". 

Prezantuesi i "Cuomo Prime Time" tha gjithashtu në transmetim në gusht: "Unë kurrë nuk kam sulmuar dhe as inkurajuar askënd që të sulmojë ndonjë grua që ka dalë përpara. Unë kurrë nuk kam bërë thirrje në shtyp për situatën e vëllait tim."

Zbulimet e së hënës hodhën disa dyshime mbi deklaratën e tij në lidhje me ndërveprimet e tij me shtypin.

Chris Cuomo tha gjithashtu nën betim se ai "asnjëherë nuk ndikoi ose u përpoq të kontrollonte mbulimin e familjes së tij në CNN".

Gjatë marrjes në pyetje, ai e përsëriti atë ndjenjë, duke thënë: "Nëse do të kisha provuar të ndikoja në ndonjë nga raportimet në CNN ose diku tjetër, ju garantoj se njerëzit do ta dinit, dhe po ashtu edhe shumë të tjerë."

Në deklaratën e saj të majit , CNN kishte thënë, "Chris nuk ka qenë i përfshirë në mbulimin e gjerë të CNN të akuzave kundër Guvernatorit Cuomo ". 

"Pjesërisht sepse, siç ka thënë ai në emisionin e tij, ai nuk mund të ishte kurrë objektiv."

Prezantuesi në atë kohë tha dhe se "familja është në radhë të parë dhe puna në radhë të dytë" dhe kërkoi falje për mënyrën se si e ndihmoi vëllain e tij.

"Kjo nuk do të ndodhë më. Ishte një gabim," tha ai. “Kurrë nuk kam menduar për këtë, dhe më vjen keq për këtë”.

Ndërsa një raport mbi akuzat për sjellje të pahijshme seksuale kundër Andreë Cuomo u publikuan në gusht , zyra e James vazhdon me një hetim të veçantë mbi akuzat se ai ka keqpërdorur burimet shtetërore për zhvillimin, prodhimin dhe promovimin e një libri që ai shkroi për pandeminë.

Rich Azzopardi, një zëdhënës i Andreë Cuomo, e quajti publikimin e fundit të transkripteve, dokumenteve dhe videove një "publikim të manipuluar".

“Njujorkezët nuk janë budallenj dhe keqpërdorimi i burimeve të qeverisë nga James dhe kolegët e tij për të dëmtuar kundërshtarët politikë është sa i qartë dhe i neveritshëm aq edhe joetik dhe i paligjshëm”, tha Azzopardi në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy