OPEC: Konsumi global i naftës do të rritet më pak se sa pritej në vitin 2025

OPEC: Konsumi global i naftës do të rritet më pak se sa pritej në vitin 2025

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka ulur parashikimin e saj për rritjen e kërkesës globale për naftë në vitin 2025, duke e reduktuar nga 1,4 në 1,3 milion fuçi në ditë.

Sipas raportit mujor të publikuar të hënën, rritja e pritshme është reduktuar nga 1,4 milion fuçi në ditë në 1,3 milion, kryesisht si pasojë e tarifave doganore të shpallura së fundmi nga SHBA.

"Ofrimi i të dhënave të fundit për tremujorin e parë të vitit 2025 dhe ndikimi i pritshëm që mund të kenë tarifat e reja amerikane në kërkesën për naftë, janë arsyet kryesore të këtij korrigjimi", thuhet në raportin e OPEC-it, që rishikon çdo muaj parashikimet e tij në varësi të situatës ekonomike globale.

Tashmë, organizata llogarit që kërkesa botërore për naftë në vitin 2025 do të arrijë në 105,5 milion fuçi në ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy