Tahiri i thur elozhe Ramës dhe uron pasardhësin në postin e ministrit

Tahiri i thur elozhe Ramës dhe uron pasardhësin në postin e ministrit

Ministri i Brendshëm në detyrë Sajmir Tahiri gjatë një takimi me strukturat e PS në Tiranë i ka thur elozhe kryeministri Rama dhe i ka uruar suksese pasardhësit të tij, Fatmir Xhafaj Nga ana tjetër ai nuk ka nguruar pa sulmuar edhe çadër e ngritur poshtë Kryeministrisë nga opozita.

“E shkuara është futur në çadër dhe po thirr Shqipëri për të futur në çadër. Ata duan të mbrojnë gjyqtaret dhe prokurorët e korruptuar. Ata do të marrin faturën më shembullore. E shkuara nuk do të kthehet pas. Krimi i tyre nuk do prishë paqen mes nesh. Shqipëria kurrë nuk do të kthehet pas. Në kemi kampionin e skuadrës tonë ai është Edi Rama. Kjo eshte skuadra shembullore qe duhet ndjekur. Në duhet të jemi bashkë. Ti japin dorën njëri tjetrit. Ne do të shkojmë ne zgjedhjet e 18 qershorit veçse me fitore” tha Tahiri.

Nder te tjera Tahiri i ka uruar suksese edhe pasardhësit të tij, Fatmir Xhafaj.

‘Unë dua t’ju ftoj të gjithëve të duartrokasim bashkë kolegun tim prej shumë kohësh në Komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafën. Urime Fatmir dhe jam i bindur se do të bësh më të mirën në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar gjithçka kemi bërë me këta njerëz’ tha Tahiri.

Ish-ministri theksoi se të respektosh njerëzit e thjeshtë është shumë më e vlefshme se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë.

"Sado të mundohem dhe jam mundur jo pak më besoni, nuk arrij dot kurrë të gjej aq fjalë për të falënderuar secilin prej jush. Të punosh ia vlen më shumë se sa të flesh gjithë ditën, të punosh ia vlen më shumë se sa të flasësh gjithë ditën. Të respektosh njerëzit e thjeshtë, ia vlen më shumë se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë, që më treguan mua se sa do e madhe gënjeshtrat, llumi dhe akuzat, sado i madh sulmi nga fronti i së keqes, ne kemi sy, kemi mendje, kemi shpirt, kemi zemër për të parë të vërtetën dhe për të punuar; që më treguan mua se sa më e madhe pengesa, aq më e madhe fuqia për të punuar për Tiranën dhe Shqipërinë", tha Tahiri në fjalën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy