Prostitucion në dy ambiente me qira, arrestohen dy braziliane në Durrës (VIDEO)

Prostitucion në dy ambiente me qira, arrestohen dy braziliane në Durrës (VIDEO)

Dy braziliane të cilat kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, janë vënë në prangat e policisë.

 

Pas një hetimi 2-javor nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni i koduar “Storm”.

 

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetaset N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, të dyshuara për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

 

Në vijim të veprimeve procedurale u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetas 22 vjeç, banues në Durrës.

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, pronari i ambienteve, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

 

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, 8 aparate celularë, një DVR, karta telefonike, 2 blloqe shënimesh, si dhe 2 sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis.

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e arrestuara kishin marrë me qira dy ambiente në rrugën “Dalip Peza”, lagjja nr. 17, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

 

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, njëra prej shtetaseve të huaja refuzoi të hapte derën e ambientit ku ndodhej, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy