
Analisti Neritan Sejamini, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, debatoi me deputetin socialist Arben Pëllubmi, përkitazi me moslejimin e opozitës për të ngritur komisione hetimore për punën e qeverisë.
Sejamini, u shpreh se teksa opozita ka shumicën në Kuvend, i bie që po nuk deshët nuk ndodh asgjë.
Unë e shikoj komisionin hetimor si mjet politik. Një nga problemet që ka në demokraci është ajo që quhet “Tirania e shumicës”. Në kushtet kur opozita ka 51 vota dhe nuk i jepet asnjë hapësirë opozitës, atëherë nuk ka nevojë për opozitë.
Supozojmë se ata bëjnë një komision hetimor dhe kanë një subjekt që sipas jush nuk është i duhuri. Ju duhet ta pranoni këtë komision dhe të çoni në Gjykatë Kushtetuese subjektin. Ju keni shumicën në Kuvend dhe i bie që po nuk deshët ju nuk ndodh asgjë aty. Duke qenë së në Kuvend ka dy forca kryesore politike, as unë nuk dua që kundërshtari im politik të ketë ndonjë pushtet. Nuk ka dashamirësi në politikë.
Po për kë bëhet kontrolli, për qeverinë bëhet. Sepse në institucionet e tjera ju nuk e lejoni. Unë nuk jam jurist dhe nuk marr vesh nga çështjet juridike, por nga politika dhe ndarja e pushteteve. Më habit vendimi i Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi nuk mund të kontrollojë një institucion tjetër. Kontrolli reciprok, një pushtet kontrollon një tjetër, ky është thelbi. Kurse ju thoni: Kuvendi kontrollon vetëm veten, me drejtësinë nuk ka punë.



